LAJMI I FUNDIT

(FOTO-EMRI) Diagnostikohet me sëmundje të rëndë në tru, ndërron jetë futbollisti 32-vjeçar!

13:46 - 22.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bota e futbollit në zi! Ndërron jetë në moshën 32-vjeçare, futbollisti japonez Masato Kudo. 32-vjeçari ishte diagnostikuar me një sëmundje të rëndë në tru dhe ndërroi jetë pas një ndërhyrje kirurgjikale.




Kudo ka qenë aktivizuar dhe me kombëtaren aziatike në 4 ndeshje teksa ka shënuar dhe 2 gola. Eksperienca e tij e fundit ishte me klubin Tegevajaro Mijazaki, e cila militonte në kategorinë e tretë japoneze.

Ai gjithashtu ka mbajtur veshur edhe fanellat e Brisbejn Roar në Australi dhe të Vankuverit në MLS-në Amerikane. Masato Kudo fitoi kampionatin në Japoni në vitin 2011.

Fitoi 1 kampionat në Ligën e Dytë japoneze në sezonin 2009/2010, 1 Kupë të Japonisë, 1 kampionat në ligën e lindjes në Japoni dhe 1 Kupë të Ligës në Japoni.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.