BOTA

VIDEO/ Futbollisti francez, Ribery me lotë në sy, mbyll karrierën pas 22 vitesh! Del në fushë për herë të fundit në Serie A

19:30 - 22.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Salernitana fitoi këtë të shtunë 1-0 me Spezia për javën e 11 në Serie A të Italisë. Në këtë duel në fushë doli edhe Franck Ribery, sulmuesi që e mbyll me futbollin e luajtur në moshën 39 vjeçare. Pas 22 viteve karrierë si profesionist dhe 29 trofeve të fituar, francezi përshëndeti tifozët e Salernitanës, skuadër kjo ku kaloi sezonin e fundit.




Sulmuesi nuk mundi t’i mbante lotët në një ditë si kjo, me tifozët në Salerno që thirrën në kor emrin e tij. Ribery për shkak të problemeve fizike vendosi të mos luajë më futboll, me daljen e sotme në fushë që ishte e fundit.

Ribery tanimë do jetë drejtor në klubin e Serie A, duke nisur një tjetër përvojë me futbollin. 39 vjeçari ka luajtur në klube si Boulogne, Metz, Galatasaray, Marseille, Bayern Munich, Fiorentina dhe Salernitana.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.