LAJMI I FUNDIT

VIDEO/ Manchester City fiton dhe ndjek kryesuesit e Premier League

18:08 - 22.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Për javën e 13 në Premier League, Manchester City fitoi në shtëpi 3-1 me Brighton. Dopieta e Haaland në minutat 22 dhe 43 bënë që të besuarit e Guardiolës të shkonin të qetë në pushimin mes pjesëve.




Në të dytën edhe De Bruyne me një mrekulli vendosi tri pikët për City, teksa goli i Trossard në minutën e 53 për miqtë shërbeu sa për statistika. Dopieta e sotme e Haaland e dërgon sulmuesin në kuotën e 17 golave në krye të listës së golashënuesve. Me këtë fitore City shkon në vendin e dytë me 26 pikë, një më pak se kryesuesit e Arsenal që kanë edhe një ndeshje për të zhvilluar.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.