AKTUALITET

Zyrtarët e mbrojtjes së SHBA dhe Rusisë telefonatë aspak të zakonshme, ja për çfarë u bisedua

21:36 - 22.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrat e Mbrojtjes së SHBA dhe Rusisë ka në zhvilluar sitën e djeshme një telefonatë, kontakt i rrallë diplomatik ky i kësaj natyre që nga nisja e luftës në Ukrainë.




Të dy palët kanë konfirmuar bisedën, ndërsa janë zbuluar shumë pak detaje në lidhje me atë që është folur mes Sekretari amerikan të Mbrojtjes Lloyd Austin dhe homologut të tij rus Sergei Shoiku.

“U diskutua në lidhje me çështjet aktuale të sigurisë ndërkombëtare, përfshirë situatën në Ukrainë”, tha ministria ruse e mbrojtjes.

Ndërkohë ushtria amerikane ka sqaruar se Sekretari Austin theksoi rëndësinë e mbajtjes së linjave të komunikimit në mes të luftës së vazhdueshme kundër Ukrainës.

Kjo ishte vetëm thirrja e dytë mes ministrave që kur Moska pushtoi Ukrainën më 24 shkurt. Në maj, Austin i kishte kërkuar Moskës të zbatonte një ‘armëpushim të menjëhershëm’.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.