AKTUALITET

“Kemi regjimin e njëjtë si në Iran”/ Qytetarët marshojnë para kryeministrisë: Ardi Veliu i ka fajet

18:59 - 23.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Me pankartat në duar ku shkruhet “Poshtë qeveria!”, qytetarët po marshojnë nga Ministria e Brendshme drejt Kryeministrisë. Ata kërkojnë dorëheqjen e kreut të qeverisë Rama, Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe drejtorit të AMP-së Ardi Veliu.




Në nisje të tubimit qytetarët e revoltuar hodhën domate ndaj godinës së ministrisë dhe pasi tentuan të thyejnë kordonin policor hodhën miell ndaj efektivëve.

Ata u shprehën se kjo qeveri është më keq se e Iranit dhe bënë thirrje që të gjithë të ngrihen për të kërkuar drejtësi për vdekjen e Lear Kurtit.

“Regjimi këtu është si në Iran, për vrasjen e asaj Aminit bënë reagim ndërsa ktu policia e vrau me dorën e tij dhe nuk ngrihet askush.

Ardi Veliu i ka fajet. Sa herë ka rol drejtues ai ndodhin këto gjëra, nuk durohet te fëmija, unë jam vetë prind dhe nuk kam çfarë të bëj. Ne duam drejtësi”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.