AKTUALITET

Makinat përplasen mes tyre, 6 të plagosur në Krujë

18:51 - 23.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në Krujë, përgjatë rrugës së Lagunës së Patokut, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë 6 persona janë plagosur.




Korrespondenti i Gazetës Shqiptare theksin se 6 persona kanë mbetur të plagosur në aksident përgjatë rrugës së Lagunës së Patokut. Dy autovetura janë përplasur pranë zonës bregdetare, duke regjistruar 6 të plagosur në dy autoveturat, ndërsa menjëherë dy autoambulanca të Laçit kanë dërguar të plagosurit në spitale.

Në vendngjarje grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti në pasditen e kësaj fundjave pranë zonës turistike në Patok, disa të plagosur janë nga Tirana dhe janë dërguar në Spitalin e Traumes, ende nuk dihet gjendja e të plagosurve.

Kurbin / Informacion paraprak

Në Patok, janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit Sh. L. dhe D. M.

Për pasojë, janë lënduar dhe ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, drejtuesi Sh. L. dhe pasagjerja në mjet me të shtetasia M. D., si dhe pasagjerët e mjetit tjetër, shtetasit F. M., F. M. dhe M. M.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.