AKTUALITET

Pas 70 minutave, mbyllet protesta e sotme! Qytetarët: Nuk dorëzohemi, do dalim sërish

19:23 - 23.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas 70 minutave, është mbyllur protesta dhe për ditën e sotme. Pasi mbajtën një minutë heshtje në kujtim të Lear Kurtit, protestuesit kanë lajmëruar se protesta e radhës do të lajmërohet në rrjetet sociale.




Protestuesit u mblodhën përpara ambienteve të Ministrisë së Brendshme ku pas rreth 45 minutash, kanë marshuar drejt Kryeministrisë. Thirrjet për protesta janë mbështetur edhe nga Partia Demokratike.

Kjo është protesta e dytë e qytetarëve. Protesta e parë u zhvillua të premten (21 tetor), ku dhjetra qytetarë u mblodhën përpara Ministrisë së Brendshme duke kërkuar drejtësi për Lear Kurtin.

Më pas ata u zhvendosën drejt Kryeministrisë ku ndezën edhe disa qirinj në formë homazhi për 32-vjeçarin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.