LAJMI I FUNDIT

VIDEO/ Po shkëlqen në elitën e futbollit kroat, ish-mesfushori i Skënderbeut gjen sërish rrugën e rrjetës

08:43 - 23.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-mesfushori i Skënderbeut, Agon Elezi, ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në elitën e futbollit kroat. Futbollisti 21-vjeçar, realizoi golin e dytë në triumfin 4-1 që skuadra e tij Varazdin arriti në shtëpi ndaj Osijek.




Elezi aktivizohej titullar teksa në minutën e 35-të, arriti të përshëndeste rrjetën, duke kaluar në avantazh të tijët. Ky ishte goli i tretë në këtë sezon për shqiptarin e Maqedonisë së Veriut, me fanellën e skuadrës kroate.

Kujtojmë qe te Varazdin aktivizohet edhe mbrojtësi Jorgo Pëllumbi, që në këtë duel u hodh në fushë nga stoli, duke zënë vendin e Ba në minutën e 65-të. Si Elezi ashtu dhe Pëllumbi, janë 2 lojtarë protagonistë te skuadra kroate, që në 14 javë kampionat ka arritur të grumbullojë 19 pikë, duke u renditur në vendin e 5-të./ Panoramasport.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.