AKTUALITET

Zelensky përgjigjet për “armët e pista”: Vetëm Rusia është e aftë të përdorë armë bërthamore në Evropë

21:28 - 23.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vetëm Rusia është e aftë të përdorë armë bërthamore në Evropë, tha sot presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke hedhur poshtë pretendimin e Ministrit rus të Mbrojtjes, i cili tha në raundin e sotëm telefonik të paprecedentë (Uashington, Paris, Londër, Ankara) se Ukraina ka të ngjarë që po përgatitet për të përdorur një “bombë të pistë” në Ukrainë.




“Nëse dikush mund të përdorë armë bërthamore në këtë pjesë të Evropës – vetëm një burim mund të jetë – dhe ky burim është ai që urdhëroi shokun Shoigu të telefonojë këtu dhe atje”, tha Volodymyr Zelensky në video-mesazhin e tij të mbrëmjes.

Presidenti ukrainas tha se “telefonata e Sergei Shoigu” i sqaroi gjërat. “Të gjithë e kuptojnë shumë mirë. Ata e kuptojnë se kush është burimi i të gjitha gjërave të pista që mund të imagjinohen në këtë luftë”.

Deklaratat e Kuleba-s gënjeshtrat ruse për Ukrainën, e cila dyshohet se po planifikon të përdorë një “bombë të pistë” janë absurde dhe të rrezikshme, thekson ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba Dyshime nga britanikët

Më herët, ministri britanik i Mbrojtjes Ben Wallace hodhi poshtë gjithashtu pretendimet e bëra nga homologu i tij rus Sergei Shoigu në një bisedë telefonike se vendet perëndimore po lehtësojnë planin e Kievit për të përshkallëzuar luftën në Ukrainë.

“Sekretari i Mbrojtjes i hodhi poshtë këto akuza dhe theksoi se këto pretendime nuk duhet të përdoren si pretekst për përshkallëzim të mëtejshëm”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë Britanike të Mbrojtjes.

Ndërkohë, ministri rus i Mbrojtjes ka pasur sot një bisedë të dytë telefonike në tre ditë me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes. Moska nuk dha më shumë informacion mbi përmbajtjen e bisedës.

Gjithashtu, Shoigu pati biseda telefonike me ministrin francez të Forcave të Armatosura Sébastien Lecorny dhe homologët e tij të Turqisë Hulusi Akar dhe Ben Wallace të Britanisë.për temën e luftës në Ukrainë, njoftoi ushtria ruse.

Në të tre bisedimet, Shoigu shprehu “shqetësime në lidhje me veprimet e mundshme provokuese nga ana e Ukrainës duke përdorur një ‘bombë të pistë'”, sipas ushtrisë ruse.

“Bomba e pistë” njihet si armë radiologjike. Është në fakt një eksploziv konvencional, së bashku me materialin radioaktiv që shpërndahet pasi bomba shpërthen..

“Së pari, Ukraina është një anëtare e përkushtuar e NPT-së: ne nuk kemi as “bomba të pista”, as nuk po planifikojmë të marrim ndonjë. Së dyti, rusët shpesh fajësojnë të tjerët për atë që ata vetë planifikojnë”, përfundoi ai.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.