Kryesore

“Ardi Veliu për të mbrojtur padronët e tij, e vrau për së dyti”/ Berisha nxjerr të dhënat e reja për vdekjen e Lear Kurtit: E mbytën xhelatët me uniformë!

12:24 - 24.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka komentuar të dhënat e reja që kanë dalë në media, pas dëshmive dhe të mikut dhe të nënës së Lear Kurtit. Berisha ka akuzuar kreun e AMP-së, Ardi Veliun se ka manipuluar ngjarjen për të mbrojtur padronët e tij.




“azetarët fundjavën që kaloi kanë bërë investigime, kanë sjellë fakte e prova shteruese për mbytjen e Lear Kurtit, të riut 32 vjeçar nga banditë me uniformë të droguar. “O noke më mbytën”, ishte klithma para se të jepte shpirt sipas dëshmitarit të pranishëm në vendngjarje dhe mikut të Lear Kurtit. Investigimet serioze të rrjeteve televizive, hodhën poshtë si trillime të turpshme pretendimet e Edi Ramës dhe Çuçit të tij të familjes, trillimet, manipulimet e inskenimet e një krimineli me uniformë të pashoq në radhët e shoqërisë Ardi Veliu që për të mbrojtur padronët e tij përdhosi e vrau për së dyti Lear Kurtin. Investigimet e rrjeteve televizive faktuan se mbi Lear Kurtin një bandë prej 4 policësh, prej tyre të droguar, u vërsulën në rrugë me një egërsi çnjerëzore. Këto filmime faktuan se Ardi Veliu ky mashtrues i paskrupullt gënjeu shqiptarët kur deklaroi se Lear Kurti po qëndronte para një objekti për të krijuar përshtypjen se ai po përgatitej për ndonjë akt, ndërkohë që ai po ecte i vetmuar, nga kamerat, duke biseduar në telefon me mikun apo familjarët e tij. Një mashtrim i paskrupullt i policisë.”, tha Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.