LAJMI I FUNDIT

Berisha flet edhe për protestën e pedagogëve: Anëtarët militantë të bordeve do largohen menjëherë nga universitetet!

12:49 - 24.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka garantuar mbështetjen dhe adresimin e kërkesave të pedagogëve që protestojnë prej dy javësh dhe kanë bojkotuar mësimin.




Berisha paralajmëroi gjithashtu subvencionim për shtrenjtimin e jetës për studentët, ndërsa tha se “kancelarët famëzinj e anëtarët militantë të bordeve do largohen menjëherë nga universitetet”.

“Mbështetje të plotë për suksesin e vërtetë të lëvizjes sindikaliste universitare. Sot pedagogët protestojnë e kanë bojkotuar mësimin. Me këtë rast i garantoj se PD mbështet të gjitha kërkesat e tyre e merr përsipër adresimin me përparësi të plotë të çdo kërkese që ata kanë paraqitur deri më sot madje dhe përmirësime të tjera. Rrogat e pedagogëve të universiteteve tona nuk mund të jenë më të ulëta se to të Prishtinës. Buxheti shkencor do të shumëfishohet, se çdo student do marrë të paktën 100 euro subvencion për shtrenjtimin e jetës në kushtet e sotme. Se liria akademike, se komisarët, kancelarët famëzinj e anëtarët militantë të bordeve do largohen menjëherë nga universitetet. Ftoj të rinjtë të ngrihen në lartësinë e idealeve e shpirtit e guximit të tyre dhe të vazhdojnë protestat deri në përgjigjen e merituar regjimit monist të Edi Ramës.”, u shpreh Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.