AKTUALITET

Berisha thirrje studentëve: Jemi buzë gremine, do merremi ne me Ramën, ndrysh nuk ndalet

17:35 - 24.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim e studentët në Tiranë, për të diskutuar rreth problematikave që po hasin në këtë vit akademik.




Kreu i Partisë Demokratike, tha se situata në universitete është ‘buzë gremine’, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama, duke thënë ndër të tjera se protestës së pedagogëve i përgjigjet me arrogancë.

“Ministrja e tij shkon bën 15 rrugë nga 15 mijë euro për mbledhje partie në Peshkopi. Ministrja e tij nuk na shkon dot me makinë, por shkon me helikopter. A mund të pranoni ju që një pedagog ui juaji të marrë 4 herë më pak se shoferi i fondit shqiptar i zhvillimit, të marrë sa të marrin punonjësit e fasenorisë. Pse do rrinë atëherë këtu, jemi buzë gremine ndaj qëndrimit që qeveria mban ndaj universiteteve. Ndaj ju ftoj të bëni gjithçka për suksesin e kësaj proteste, dhe ju them një këshillë, punoni me çdo të ri e te re që njihni, unë admiroj këtë grevë të tyre sepse është me të vërtetë pluripartiake dhe aty flasin njerëz të përgjegjshëm që duan të shpëtojnë universitete. Cdo ditë i sulmon me mungesë edukate, flet për hiena një njeri me problemi psikike… do merremi ne te gjithe me kete njeri, se po nuk u morem, ky nuk ka te ndalur”, tha Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.