Kryesore

Ish-deputetja e Partisë Socialiste i bashkohet protestës së pedagogëve në javën e dytë të bojkotit!

11:38 - 24.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-deputetja e Partisë Socialiste Mimoza Hafizi i është bashkuar protestës së sotme të pedagogëve që ka nisur nga Korpusi Universitar në javën e dytë të bojkotit të vitit të ri akademik. Hafizi e cila është edhe pedagoge në departamentin e Fizikës është parë në krah të kolegëve të saj në protestë.




Pedagogët kërkojnë rritje page, ndërsa qeveria ka vendosur një rritje deri në 15%. Kjo është e papranueshme për stafin akademik që thekson se rritja duhet të jetë minimalisht sa në Kosovë apo vendet e tjera të rajonit.

Në një intervistë për gazetën “Panorama” tre ditë më parë, Hafizi e ka vlerësuar si përgjigjen më të drejtë të universiteteve ndaj qëndrimeve të politikës, që sipas saj ka qenë armiqësore me arsimin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.