AKTUALITET

(EMRAT) Qëlloi me thikë ‘të fortin’ e Sarandës, Besmir Ukën/ Arrestohet autori dhe një bashkëpunëtor i tij!

09:17 - 24.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ermir Shabanaj është vënë në prangat e policisë pasi akuzohet për plagosjen e ndodhur tre ditë më parë në Sarandë. Policia bën me dije se Shabanaj ka qëlluar me thikë një 37-vjeçar me iniciale B.U. pas një konflikti për motive banale.




Uniformat blu kanë ndaluar edhe një person tjetër, Emiljano Murataj i cili e ka ndihmuar autorin të fshihet pas ngjarjes dhe po përgatiste kushtet për ta larguar atë nga Saranda.

NJOFTIMI I POLICISË:

Arrestohet dhe një shtetas tjetër që dyshohet se ka ndihmuar autorin e ngjarjes, për t’u fshehur. Pas një pune të mirëfilltë hetimore, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i plotë i ngjarjes së ndodhur më datë 21.10.2022, në lagjen nr. 3, ku mbeti i plagosur me mjet prerës, shtetasi B. U., 37 vjeç.

I plagosuri BESMIR UKA

 

Si rezultat i punës hetimore, bazuar dhe në inteligjencën operative, në lagjen nr. 4, Sarandë, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit: E. Sh., 37 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se më datë 21.10.2022, në lagjen nr. 3, Sarandë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin B. U., 37 vjeç, i cili ndodhet në spital.

Autori ERMIR SHABANAJ

 

Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë është bërë edhe ndalimi i shtetasit E. M., 42 vjeç, banues në Selenicë, Vlorë, pasi dyshohet se ka ndihmuar shtetasin E. Sh., për t’u fshehur, pas ngjarjes, si dhe dyshohet se po përgatiste kushtet dhe mjetet për ta larguar atë nga qyteti i Sarandës. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.