AKTUALITET

“Rama po e ‘vret’ universitetin”/ Sali Berisha flet me studentët: Një intelektual që të mbrojë doktoraturën duhet të ketë 100 mijë euro

17:27 - 24.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-Kryeministri i vendit Sali Berisha ka folur para një grupi studentësh në selinë e Partisë Demokratike.




Ai është ndalur tek kriza e universiteteve dhe shpenzimet e larta që duhet të paguajnë studiuesit dhe studentët. Berisha u ndal edhe tek mbyllja e doktoraturës dhe mungesën e laboratorëve në universitetet në vend.

Fjala e Sali Berishës:

Çfarë bëri Rama, me pranimet selektive në Universitet, rriti mesataret dhe ajo goditi gjimnazet e ndryshme në Shqipëri. Fëmijët e atyre zonave vijnë në raste të rralla në universitete pasi nuk kanë mesatare. Ky po i shndërron universitetet në molle të ndaluar.

Ju duhet ta dini se universiteti gjallon dhe forcohet vetëm nëpërmjet kërkimit shkencor. Nuk ka universitet të vërtetë që mund të mbijetojë pa kërkimin shkencor të pedagogëve dhe studentëve. Ky ndërpreu 8 vite më parë mbrojtjen e doktoratave. Ky është një armik i universiteteve.

Sot, për të mbrojtur një doktoratë një asistent po një intelektual apo ekspert duhet të matet sepse i shkon deri në 100 mijë euro.

Nga eksperienca ime e diktaturës ishim në kushte më të favorshme për kërkimin shkencor. Në vitin e katërt unë punoja në laborator shkencor me pedagogun tim dhe bëja eksperimente që i publikoja në konkurse ndërkombëtare.

Çdo kërkim shkencor zhvillohej vetëm me firmën me zëvendës dekanit tani e vendos ministri sipas tij. Por ai tani e ka ndërprerë.

Ky po i shkatërron me qëllim universitetet. Tani në parim nuk ka lejuar asgjë, 700 milion lekë para të djersës suaj, ja ka marrë ministria e arsimit. Me dokumenta këto. Pedagogët tuaj po luftojnë për mbrojtjen e universiteteve dhe të ardhmes së vendit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.