AKTUALITET

Rumunja gjendet e pajetë në banesën e saj në Itali, policia shpall në kërkim burrin e saj shqiptar!

08:43 - 24.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një grua nga Rumania është gjetur e vrarë në banesën e saj në Itali. Autoritetet kanë shpallur në kërkim burrin e saj shqiptar Avni Mece. Sipas mediave italiane, Alexandra Elena Mocanu, 35 vjeç jetonte në Tirolin e jugut ku punonte si banakiere.




Ajo u gjet e pajetë në banesën e saj në Bolzano një ditë më parë, në orët e vona të pasdites. Denoncimi është bërë nga familjarët. Bashkëshorti shqiptar dyshohet se ka marrë makinën dhe telefonin e gruas dhe është arratisur drejt vendlindjes.

Policia gjeti trupin e viktimës të mbështjellë më batanije. Prokurorja e çështjes Claudia Andres po drejton hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.