Kryesore

Situata e çmimeve në vend, Berisha: Rama i ka rritur që të mbushet arka e shtetit! Ne do të dyfishojmë rrogat e arsimtarëve

18:08 - 24.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se kryeministri Rama i ka ngritur çmimet me qëllimin e vetëm që të rritet edhe TVSH-ja dhe të mbushet arka e shtetit me paratë e qytetarëve.




Berisha tha se sapo PD të vijë në pushtet, rrogat e mësueve do të dyfishohen dhe studentët do të subvensionohen për rritjen e çmimeve.

Sipas Berishës, beteja e opozitës së bashkuar do të përfundojë me rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës dhe për këtë shtoi se PD po përgatitet për protesta të fuqishme.

“Duhet të bëjmë një betejë për të larguarit nga Shqipëria. Ne duhet të bëjmë punë edhe për ata që ikin. Ne që jemi këtu duhet të bëjmë betejën. Ju garantoj se të gjitha kërkesat që ka lëvizja sindikale do të plotësohen. Ligji i parë që do të anulojmë do të jetë ai i arsimit të lartë. Do të dyfishohen rrogat e mësuesve. Do të subvencionohet çdo student, për rritjen e çmimeve. Rama rrit çmimet sepse bashkë me to rritet edhe TVSH. Edhe kënaqet që akra po mbushet me paratë e popullit. Ky shan nga mëngjesi deri në darkë me epitete nga më të ndryshmet. Por duhet t’i tregojmë vendin. Po përgatitemi për protesta të fuqishme. Duhet të jemi aty ku është kauza e drejtë. Kauza e Kurtit i përket çdo shqiptari. Pse do ta ndaloje ti atë, kishte kallashnikov ai. Ai po kalonte në mes të rrugës dhe banditët i marrin shpirtin në mes të rrugës. Dhe nuk i japin ndihmën. Unë kam besim të madh tek ju se kjo betejë do të nisë dhe do të përfund


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.