Kronikë

VIDEO/ Aksidenti në Lezhë-Milot, trajleri përplasi një 62-vjeçar! I lënduari, në gjendje të rëndë për jetën (EMRI)

17:34 - 24.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në superstradën Lezhë-Laç, pranë kryqëzimit të Shënkollit.




Burimet bëjnë me dije për Gazetën Shqiptare se një mjet i tonazhit të rëndë, kamion tip trajler ka përplasur duke e lënë në gjendje të rëndë 62-vjecarin Jak Gjergji.

Pas ngjarjes, i lënduari është transportuar në Spitalin Rajonal të Lezhësh, për të marrë ndihën e nevojshme mjekësore, prej ku mësohet se është në gjendje të rëndë pëe jetën.

Nga ana e saj, Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.

Ky aksident është i treti që ndodh në harkun kohor të 24 orëve në rrugët e qarkut të Lezhës, me një bilanc prej 7 personash të plagosur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.