AKTUALITET

Aksident në Skrapar, makina përplas një fëmijë para shkollës, transportohet drejt spitalit

12:23 - 25.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një fëmijë 8 vjeç është aksidentuar sot përpara shkollën 9-vjeçere “Zylyftar Veleshnja” në Skrapar. Ka qenë mjeti tip “Ford” me targa AA 579 OD që e ka goditur fëmijën kur po kalonte me vrap rrugën për të hyrë në shkollë.




Fëmija i plagosur Denis Gazmit Dyrmishi, nxënës i klasës së dytë në shkollën 9-vjeçare të Skraparit, është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku raportohet se ka dëmtime të rënda në të dyja këmbët. Sipas mjekëve të Spitalit Rajonal të Beratit, fëmija aktualisht ndodhet në sallën e operacionit, ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat të shumta policie që po kryejnë edhe këqyrjen e vendit të ngjarjes,për të hedhur dritë mbi shkaqet e aksidentit.Burimet policore konfirmojnë se drejtuesi i mjetit Anuel Bregu,44-vjeç,është shoqëruar në polici,kur edhe do të merret në pyetje në lidhje me aksidentin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.