Kronikë

Ish-kreu i bandës së Lushnjës kërkon të shpëtojë nga burgimi i përjetshëm! Gjykata e Lartë shtyn shqyrtimin e çështjes ndaj Aldo Bares

14:23 - 25.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Lartë e ka shtyrë shqyrtimin e çështjes ndaj Aldo Bares, raporton News24. Vendimi ka ardhur pasi gjyqtarët Sandër Simoni dhe Sokol Binaj kanë hequr dorë nga shqyrtimi i çështjes të Bares.




Më 17 shtator Gjykata e Lartë vendosi të marrë në shqyrtim dosjen penale ndaj Aldo Bares.

Ish-kreu i bandës famëkeqe të Lushnjës prej vitesh po vuan dënimin me burg përjetë në IEVP e sigurisë së lartë në Peqin.

Ai ka ankimuar vendimin dhe kërkon t’i shpëtojë dënimit maksimal ndaj tij.

Në vitin 2017 Kushtetuesja vendosi ta prishë vendimin e gjykatës së Lartë për Aldo Baren dhe ta kthejë çështjen për rigjykim, pasi gjeti shkelje të rënda procedurale dhe konkludoi se të pandehurit nuk i është garantuar një proces i rregullt ligjor.

Për shkak se për disa vite gjykata e Lartë doli jashtë funksionit, pasi mbeti pa gjyqtare, dosja mbeti në sirtarë.

Aldo Bare është një ndër emrat me të njohur të krimit dhe është dënuar për krime të rënda të kryera në kuadër të bandës që krijoi dhe drejtoi për vite me radhë duke terrorizuar Lushnjen.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.