AKTUALITET

Krimi në Greqi! Si e vranë dy shqiptarët 53-vjeçarin – Marrëdhënia e njërit me vajzën e viktimës

19:37 - 25.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Komuniteti i Nea Skionit në Halkidiki mbetet i tronditur, pas tragjedisë së ndodhur të enjten mbrëma ku një burrë humbi jetën pasi u godit me sëpatë.




Sipas informacioneve dhe asaj që raportojnë  dëshmitarët okularë për protothema.gr, gjithçka ka ndodhur rreth orës 23:00 të së enjtes, kur dy vëllezërit, një 27-vjeçar dhe një 47-vjeçar, shtetas shqiptarë, kanë mbërritur në shtëpinë ku viktima jetonte me familjen e tij.

Më pas për një arsye ende të panjohur ka shpërthyer një episod i egër me viktimën 53-vjeçare dhe dy fëmijët e tij, ndërsa gjithçka dyshohet se ka ndodhur në rrugicën e vogël jashtë shtëpisë së familjes.

27 – vjeçari, i cili ishte në një lidhje romantike me vajzën e viktimës, ka plagosur me thikë fëmijët e kësaj të fundit, djalin 24-vjeçar, si dhe ka shtyrë në të njëjtën kohë partneren e tij 18-vjeçare dhe vajza 53-vjeçare.

Më pas, vëllai 47-vjeçar i 27-vjeçarit e ka goditur viktimën me shpinën e sëpatës në gjoks, por sipas dëshmitarëve okularë, 53-vjeçari ka vdekur jo në vend por jashtë një karburanti të vjetër, që ndodhet 300 metra larg skenës së episodit.

“Burri po përballej me probleme të rënda shëndetësore. Pas këtij episodi, familjarët e tij e futën në makinë dhe u larguan nga shtëpia, por ai nuk ndihej mirë dhe u ankua se i dhemb zemra. Ndaluan makinën jashtë pikës së vjetër të karburantit, e nxorën të shtrihej dhe në momentin që mbërriti ambulanca ai kishte vdekur”, raporton për protothema.gr një banor i zonës.

Komuniteti i vogël i Kasandrës është tronditur nga një ngjarje tragjike që solli vdekjen e 53-vjeçarit. Pjesa më e madhe e tyre raportojnë se bëhet fjalë për dy familje të cilat shpesh janë përleshur me njëra-tjetrën, ndërsa kanë frikë të flasin pasi e dinë se kishin angazhuar sërish policinë në të kaluarën për çështje dhe akuza të ndryshme.

Siç thonë ata, viktima ishte babai i të riut 24-vjeçar, i cili akuzohet se ka dhunuar një të mitur më 16 shtator, në plazhin e Nea Skionit në Bashkinë e Kasandrës. 24-vjeçari u arrestua, ndërsa pas rrëfimit të tij në hetuesi u la i lirë me kushte shtrënguese. Bëhet e ditur se i riu i kishte mohuar akuzat.

Vajza e viktimës, sipas banorëve të zonës, ishte në lidhje me 27-vjeçarin e akuzuar prej më shumë se dy vitesh, por nuk dihet nëse ky fakt lidhet me episodin e egër, pasi siç thonë ata, kishte dallime personale për çështje të tjera.

“Kur ka ndodhur rrëmuja, viktima ka qenë me të brendshme. Fëmijët e tij dhe gruaja e tij e futën në makinë, por ndaluan pasi nuk ndihej mirë për të marrë pak ajër. Teksa ka shkuar për të dalë nga makina është rrëzuar”, tha një banor që po kalonte në atë moment.

“Më herët dëgjoheshin zëra jashtë shtëpisë, por mes tyre kishte zhurmë të vazhdueshme, ata debatonin shumë shpesh. Kur e pashë ishte me të brendshme, nuk kishte gjak në trup”, shtoi ai.

“Ne menduam se ishte nga zemra por ai u rrah” , thotë bashkëshortja e 53-vjeçarit në gjendje të keqe psikologjike. Bashkëshortja e 53-vjeçarit ka bërë me dije se ngjarja ka ndodhur jashtë shtëpisë së familjes dhe në krye të saj është tashmë policia. “U bë një zhurmë dhe ne thirrëm policinë. Burri im ndjeu një dhimbje dhe u ftoh jashtë fshatit. Ne menduam se ishte nga zemra e tij, por ai u rrah. Nuk dua të them asgjë tjetër, çështjen e ka marrë policia”, tha bashkëshortja e viktimës për protothema.gr.

Siç ka raportuar një i afërm i viktimës, “ata ende nuk e dinë saktësisht se si ka ndodhur ngjarja tragjike. E dimë që të enjten mbrëma ka pasur një përleshje shumë të madhe për çështje personale. Ndoshta mes 27-vjeçarit dhe vjehrrit të tij. Vdekja erdhi si pasojë e arrestit kardiak, pas goditjeve që mori. Të gjithë jemi të shokuar dhe po përpiqemi të mbështesim gruan e tij”.

Dy vëllezërit akuzohen për vrasje

Dy vëllezërit, 27 dhe 47 vjeç, u arrestuan mesditën e të nesërmes së vrasjes nga efektivët e Departamentit të Sigurimit të Polygyros dhe u dërguan në Prokurorinë Fillore të Polygyros.

Prokurori i ka referuar nga ana e tyre në hetuesi, ndërsa pas rrëfimit janë cilësuar të burgosur të përkohshëm dhe janë transferuar në burgjet e Nigritës.

Dy vëllezërit përballen me akuzat për vrasje, tentativë vrasje dhe shkelje të armëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.