Kryesore

Samiti i dhjetorit në Tiranë, ambasadorja Hohmann nga Korça: Tregon rëndësinë e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor

15:07 - 25.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasadorja e BE, Christiane Hohmann ka folur nga Korça për samitin BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor.




Hohmann tha se organizimi i këtij samiti jashtë vendeve të BE tregon rëndësinë për anëtarësimin e këtyre vendeve në Bashkimin Evropian.

Sa i përket nivelit të kriminaliteti dhe korrupsionit në vend, Hohmann përmend raportin e KE duke thënë se çështje e rëndësishme mbetet lufta kundër korrupsionit.

“Në fakt është hera e parë që samiti BE-Ballkani Perëndimor organizohet jashtë BE dhe vjen në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kjo tregon dhe rëndësinë që ka për ne i gjithë rajoni dhe anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Edhe puna që do të bëjnë këto vende drejt BE dhe për faktin që në Shqipëri do të vijnë në 6 dhjetor liderët e të gjithë vendeve.

Ju mund të dini se rreth 10 ditë më parë, KE ka botuar raportin vjetor për të gjithë vendet e rajonit, përfshirë dhe Shqipërinë. Është raport që përfshin gjendjen e vendit. Për të gjithë ata që janë të interesuar, në raport një pjesë e rëndësishme ka të bëjë me sundimin e ligjit. Raporti është i qartë sa i përket konsolidimit dhe për të luftuar çështje si lufta kundër korrupsionit”, tha Hohmann.

Samiti i radhës BE-Ballkani Perëndimor do të zhvillohet më 6 dhjetor në Tiranë.

Lajmin e bëri ditur presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel përmes një postimi në Twitter.

“Ballkani Perëndimor është një prioritet kyç për Bashkimin Evropian. BE-ja dhe Ballkani Perëndimor kanë nevojë për njëri-tjetrin” , shkroi në një postim në Twitter Charles Michel.

Samiti vjen në një moment kur Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë nisur negociatat, ndërsa Kosova pret liberalizimin e vizave dhe Bosnje-Hercegovina pret statusin e vendit kandidat.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.