Kryesore

“Shqipëria, mike e hebrenjve në kohën e tyre më të errët!- Rama nga Jeruzalemi: Do ndërtojmë muzeun hebraik në vendin tonë

15:20 - 25.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama, në vizitën e tij zyrtare në Izrael, mori pjesë në një mbrëmje gala, në Natën e Nderit, në emër të shqiptarëve, ku tha një muze hebraik do të ndërtohet në vendin tonë dhe do të shërbejë si qendër bashkëkohore hebraike.




“Është e rëndësishme të mos harrojmë se hebrenjtë në Shqipëri janë shpëtuar njëlloj si nga të krishterët ashtu edhe nga myslimanët. Shqiptarët, të krishterë apo myslimanë, rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar hebrenjtë.

Kjo është një krenari kombëtare, por edhe më shumë është një thesar i trashëgimisë kombëtare. Dhe ne do të bëjmë çmos ta mbajmë gjallë”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi nder te tjera miqësinë e pandërprerë mes dy vendeve, dhe kujtoi kohen kur Shqipëria strehoi shtetasit hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Është fakt që Shqipëria është mike e komunitetit hebraik në kohën e tyre më të errët. Shqiptarët, myslimanë dhe të krishterë, rrezikuan jetët e tyre për të shpëtuar hebrenjtë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.