AKTUALITET

Papa Françesku: Murgeshat dhe priftërinjtë shikojnë pornografi në internet

21:41 - 26.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Murgeshat dhe priftërinjtë shikojnë pornografi në internet”, theksoi Papa Françesku teksa fliste me studentët e teologjisë në Romë, sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA.




Në fjalën e tij, Papa 85-vjeçar theksoi se si laikët – gra dhe burra – dhe ata që i shërbejnë Kishës bëjnë një mëkat kur shikojnë pornografi në internet.

“Është një mëkat që bëjnë shumë njerëz, shumë burra dhe shumë gra dhe gjithashtu priftërinj dhe murgesha. Është Djalli ai që e pengon. Dhe nuk po i referohem vetëm pornografisë që është vepër penale, siç është ajo që përfshin abuzimin e fëmijëve, e cila tashmë konsiderohet e degjeneruar. Por (po i referohem) pornografisë që konsiderohet disi ‘normale”, tha Primati i Kishës Katolike.

Papa Françesku u ka bërë thirrje studentëve të teologjisë dhe shërbëtorëve të nesërm të Kishës që të jenë të kujdesshëm me pornografinë në internet dhe e mbylli fjalimin e tij duke thënë: “Kini kujdes nga kjo, të dashur vëllezër”. Sipas Katekizmit të Kishës Katolike, murgeshave dhe priftërinjve u ndalohet shikimi i materialeve pornografike pasi një imazh me përmbajtje seksuale është një “fyerje kundër dëlirësisë”.

Pëlqimi i diskutueshëm në një foto zbuluese të një gruaje braziliane nga llogaria e Papës në Instagram

 

 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 

 

A post shared by Natalia Garibotto (。^‿^。) (@nataagataa)

Në vitin 2020, një “like” nga llogaria zyrtare e Papa Françeskut në Instagram e një fotoje provokuese të një modeleje të re nga Brazili shkaktoi interes të madh tek përdoruesit në rrjetet sociale, ndërsa filloi një debat nëse vetë Papa bëri “like”-në e famshme në foton zbuluese të bukuroshes braziliane. Natalia Garibotto është një modele me rroba banje dhe zakonisht pozon ose gjysmë e zhveshur, me bikini të guximshme ose vetëm me çorape.

Në mesin e nëntorit 2020, Natalia Gariboto vuri re “like” nga llogaria zyrtare e Papës në Instagram në një foto zbuluese të saj, megjithatë, shumë shpejt e njëjta llogari e “ndryshoi” foton, duke krijuar pyetje të arsyeshme për përdoruesit.

Pas publicitetit që mori çështja, braziliania, e cila ka më shumë se 3 milionë ndjekës, tha: “Të paktën, unë do të shkoj në Parajsë”. Në të njëjtën kohë, përfaqësuesi i Garibotto pohoi se modelja “ka marrë bekimin zyrtar të Papës”. Megjithatë, llogaritë e Papa Françeskut në rrjetet sociale nuk menaxhohen nga ai, por nga një grup bashkëpunëtorësh të tij. Pas ngjarjes së pazakontë, zyra e shtypit e Vatikanit njoftoi se për këtë çështje do të zhvillohej një hetim dhe njëkohësisht u kërkuan shpjegime nga Instagrami.

Papa Françesku është shumë i njohur në rrjetet sociale me llogarinë e tij zyrtare në Instagram (franciscus) me 7.4 milionë ndjekës, ndërsa në Twitter Papa ndiqet nga 18.8 milionë përdorues.

Në fjalimin e tij të fundit para studentëve të Teologjisë në Romë, Papa iu referua marrëdhënies së tij me Teknologjinë dhe vështirësive me të cilat përballet me mjetet e reja dixhitale. Ai tregoi para të pranishmëve se kur u shugurua despot në vendlindjen e tij në Argjentinë, i dhanë një celular si dhuratë, por e përdori vetëm për të telefonuar motrën e tij dhe ia ktheu menjëherë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.