AKTUALITET

Kriza energjitike/ Ursula von der Leyen: Ne duam solidaritet, do japim 80 milion euro grante

16:55 - 27.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidentja e Komisionit Europian në konferenëcën për shtyp me Kryeministrin e vendit Edi Rama, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit përballë agresionit rus në Ukrainë.




Znj. von der Leyen përmendi krizën e çmimeve të energjisë në Shqipëria por edhe në rajon do të krijojë nevojën për një ndihmë dh egrante deri në 80 milion euro.

Ndërsa në Janar për vendet e Ballkanit Perëndimor do të akordohen 500 milion euro.

Pjesë nga fjala e von der Leyen

Është kënaqësi që jam këtu. Në korrik ju keni filluar negociatat me BE-në dhe isha e kënaqur që isha me ju.

Ky është suksesi juaj. Është rezultati i shumë viteve me përpjekje dhe punë të madhe që ka bërë Shqipëria dhe qytetarët e saj.

Ju keni treguar përkushtimin ndaj vlerava të BE. Ligjësimit të plotë me përgjigjen e BE ndaj luftës brutale të Rusisë ndaj Ukrainës. Është shembullore që Shqipëria ka mbrojtur rregullat ndërkombëtare në Këshillin e Sigurimit.

Shqipëria vërtet po ecën përpara në rrugën drejt BE, procesi i analizës së legjislacionit ka filluar dhe raproti i zgjerimit ka treguar të gjithë përparimin që po bën Shqipëria.

Ju po forconi shtetin e së drejtës për të cilët aritët të krijonit konsensus ndërparitak.

Ky është parakusht por nuk është e lehtë. Ju keni miratuar masat për barazinë dhe gjithpërfshirjen. Ekonomia pas covidit është bërë e fortë.

Këto janë artitje në një kohë plot sfida. Këtu e kam fjalën për agresionin rus kundër Urkainës.

Rusia po shkel rendin ndërkombëtar dhe të drejtën ndërkombëtare. Ne e ndjejmë që Rusia po përdor energjinë si armë, po manipulon tregjet. Ne po i ndjejmë tregjet.

Por fatmirësisht Shqipëria nuk ka varësi nga gazi rus. Por energjia elektrike që vjen në Shqipëri ndikohet tek çmimiet e larta.

Ne kemi vendosur që e vetmja përgjigje është me anë të unitetit dhe solidaritetit. Kjo është unitet dhe solidaritet më Shqipërinë. Ne propozojmë një paketë mbështetëse për energjinë për Ballkanin Perëndimor.

Do të jenë 80 milion euro në grante. Në Janar kemi për të investuar 500 milion euro në grante për të gjithë rajoni. Kjo do të kanalizohet për planin ekonomik funksional.

Unë pashë vetë fillimin e linjës hekurudhore për të investuar në energjinë e rinovueshme sepse është e mirë për natyrën dhe hap vende pune.

Impiantet diellore në Vaun e Dejës, si dhe modernizmin e Hidrocnetralit të Fierzës.

I dashur Edi mendoj se Shqipëria mund të ndjehet krenare për arritje e saj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.