AKTUALITET

Meta: Jemi të përgatitur për çdo skenar! Çdo lloj manovre anti ligjore që mund të urdhërohet nga Edi Rama do të dështojë

21:15 - 27.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta foli mbrëmjen e sotme për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe koalicionin me ish kryeministrin Sali Berisha.




Ai nuk përjashtoi mundësinë e kandidimit të anëtarëve të Partisë së Lirisë si dhe votimin e simpatizantëve të saj në zgjedhje në zonat ku ata kanë interes.

“Edhe kandidatët tanë do të garojnë në primare nëse janë të mirë. Edhe simpatizantët e PL do të votojnë atje ku kanë interes. Referendumi është i sanksionuar në kushtetutë dhe do bëhet ligji që do ta mundësojë. Vullneti politik për ta implementuar në nivel kombëtar”, tha Meta.

Meta tha se janë të përgatitur për çdo skenar kur u pyet nga gazetarët se çfarë ndodh në rast se KQZ regjistron në zgjedhje PD-në e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj.

“Unë nuk dua të flas me supozime. Kjo është një pyetje që në radhë të parë ju mund t’ia drejtoni zotit Berisha. Çdo lloj manovre anti ligjore dhe kundër pluralizmit politik që mund të urdhërohet nga Edi Rama do të dështojë. Në 6 mars unë kam qenë president dhe nuk jam angazhuar me këtë çështje. Nuk do të jemi të papërgatitur” tha ai në Tv Klan.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.