Kronikë

Efektivët shoqërohen në komisariat dhe nisin hetimet pas denoncimit të qytetarit: Isha me familjen, erdhën më kanosën dhe më ofenduan!

22:34 - 28.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy agjentë krimesh janë shoqëruar në komisariatin numër 3 në Tiranë, pas një denoncimi të ardhur nga qytetar që pretendon se efektivët e policisë e kanë kërcënuar dhe kanosur.




Mësohet se sipas denoncuesit, efektivët e policisë kanë qenë jashtë orarit të punës në momentin që e kanë kërcënuar.

Ai pretendon se ka qenë me makinë me familjarë të tij në zonën e Zogut të Zi, në momentin që agjentët e krimeve të komisariatit nr.1 kanë dalë nga automjeti i tyre privat dhe e kanë ofenduar.

Pas denoncimit të bërë nga qytetari në komisariatin nr.3, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një hetim në lidhje me rastin.

Dyshohet se së bashku me efektivët e policisë ka qenë edhe një person i tretë i cili nuk është shoqëruar ende në polici.

Pritet zhvillimi i hetimeve për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen në fjalë.

Sakaq, AMP pasi ka hetuar ne lidhje me rastin per Efektivet e Policise ka konstatuar se Punonjesit e Policise kane qene ne detyre ne nje mision te vecante edhe nje mjet me 2 persona ka tentuar te nderhyje duke i penguar ne kryerjen e detyres se tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.