Kronikë

Ermal Arapaj dhe ai nga 20 vite! Italia “masakron” Elvis Demçen, kërkohen 187 vite burg për organizatën e bosit shqiptar të mafias

20:14 - 28.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Njëqind e tetëdhjetë e shtatë vjet burg u kërkuan për organizatën kriminale të kryesuar nga bosi shqiptar Elvis Demçe, i cili së bashku me rivalin e tij Ermal Arapaj marrin dënimin më të lartë: 20 vjet.




Këto dënime vijnë si rezultat i gjykimit të shkurtuar të dorëzuar në gjykatë nga prokurorët Francesco Cascini dhe Mario Palazzi.

Të pandehurit akuzohen për krimet e bashkimit kriminal me qëllim trafikun e drogës, rrëmbime, zhvatjen, zjarrvënie, kërcënimin.

Demçe, 37 vjeç, tashmë i ndaluar , siç rezultoi nga disa përgjime të karabinierëve, kishte planifikuar edhe eliminimin e prokurorit që po hetonte mbi të.

“Nuk ishte një shoqatë e zakonshme e dedikuar për “dealing”, por një kompani që donte të zgjeronte gjithnjë e më shumë hapësirat e saj”, argumentuan prokurorët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.