Kronikë

“Më ndaluan dhe më kërcënuan në prani të familjes!”/ AMP reagon pas denoncimit të qytetarit: Agjentët e krimeve ishin në mision të veçantë

22:56 - 28.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

AMP ka reaguar në lidhje me rastin e bërë publik në media, ku një qytetar kishte denoncuar në komisariatin nr. 3 në Tiranë se ishte kërcënuar dhe ofenduar nga dy agjentë krimesh në prani të familjes.




Sipas News 24, pas hetimeve të kryera AMP ka deklaruar se agjentët ishin në një mision të veçantë dhe një mjet me dy persona i ka penguar në kryerjen e detyrës së tyre.

Nga ana tjetër qytetari pretendon në denoncimin e bërë në polici se është ndaluar pa të drejtë nga persona civilë të cilët e kanë ofenduar dhe kërcënuar në prani të familjes së tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.