AKTUALITET

“Inflacioni po vjedh xhepat”/ Rama ‘kthen’ sytë nga fshati: Fikini ato drita, kush ka tokë le të qëndrojë këtu

10:44 - 29.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Peshkopi nga ku foli dhe për çmimin e energjisë elektrike. Ai foli për ekonominë dhe agroturizmin. Sa herë që mban takime të tilla, Rama kujdeset që të ketë pas edhe një shembull të zhvillimit turistik.




“Nëse nuk kemi shi kemi atë hallin e amdh të cmimit të energjisë elektrike pasi detyrohemi të dalim në import dhe aty tregu ka ik fare, është çmendur komplet, ndërkohë që ne duam ta mbrojmë me cdo kusht cmimin për familjarët dhe për këtë shtresë sipërmarrësish të vegjël që falë mbështetjes që marrin nga qeveria e kësaj mbrojtje mund të operojnë normalisht”, tha Rama.

Ndërkohë që ka apeluar për kursimin e energjisë elektrike duke bërë batuta.

“Duhet patjetër që secili ti fiki ato drita, jo si Kapllani, që i kishte lënë të gjitha dritat hap. I kemi lënë për ty tha.

Po të kishte cmimin real Kapllani do kishte mbyllur dhe perdet për mua se do i dukej dhe drita e diellit sikur po e paguante vetë.

Dua ta nënvizoj me forcën e shembullit se kur nisëm historinë e agorturzimit, s’kishte asnjë lloj politike asnjë lloj mbështetje. Pra nuk jepte njeri ide, sepse mbaronte fushata dhe iknin. Janë premtime të nisura që nga koha e komunizmit jo sot.

Me agorturizmin ne kemi shembuj konkret. Në rreth 30 pika që funksionon. Kjo familja sot që unë pata rastin të njihja kanë synime të qarta. Ata kanë histori emigracioni. Kemi një element të cilit do ti kushtojmë rëndësi në këtë fazë. Ajo është elementi i artizantit, duke mbështetur gratë që qepin këto produkte që ato të jenë autentike, jo sa për sy e faqe.

Të mendosh të largohesh është legjitime, të çash detin e të shkosh aty ku është pasuria më e madhe e botës është legjitime, ne jemi në fund të kësaj radhe se historia jonë është e tillë, por sot nuk është siç ishte dje, sot janë mundësitë këtu, sidomos ata që kanë një shtëpi të vjetër sado të rrënuar në fshat, ose që kanë një tokë, është mundësi reale për ta kthyer në një mundësi dhe të fitosh 5 fishin e asaj që mund të fitosh atje duke punuar për tjetrin, janë faktet dhe shembuj konkret”, tha Rama.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.