BLUETOOTH

“Nga karamele shkova te paratë”/ Madonna më “provokuese” se kurrë – Pozon topless në Instagram

10:08 - 29.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ikona e muzikeës ‘POP’, Madonna së fundmi shfaqet në rrjetet sociale më e çliruar se kurrë. Pas fotove me geta rrjete, trupore seksi dhe të brendshme me dantella, ylli i skenave vendosi t’i “heqë qafe” të gjitha dhe të fotografohet sërish.




Më konkretisht, ajo ka zgjedhur vetëm një korse-brekë të artë, ka lënë gjoksin lakuriq dhe ka pozuar për miqtë e saj online. Më pas ajo ka postuar dy foto të saj në rrjetet sociale.

Fotot janë publikuar në storyn e saj personale në Instagram dhe tashmë po bëjnë xhiron e internetit. Në njërën prej tyre “mbretëresha e popit” përkulet para kamerës dhe fsheh gjoksin pas një fraze.

Në mënyrë të veçantë ajo ka shkruar në foto: “Nga karamele shkova te paratë”.

Më pas ajo postoi një tjetër foto, në të cilën pozoi duke qëndruar para kamerës dhe u sigurua që t’i mbulonte thithkat e saj me dy emoji me gjel sheqeri dhe dollar.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.