BLUETOOTH

(FOTO) Xhelozi për Genar Topallin apo dy mikesha? Cindy Marina dhe Eva Murati nën shoqërinë e njëra-tjetrës!

12:11 - 30.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Cindy Marina dhe Eva Muratin kanë të përbashkët jo vetëm pasionin për sportin. Të dyja vajzat bukuroshe kanë një histori me Genar Topallin, djalin e ish-kryetares se Parlamentit, Jozefina Topalli, por lidhja me Evën përfundoi vite më parë.




Prej kohësh, Genari dhe ish-misi shqiptar, Cindy Marina, janë në një lidhje dashurie. Këtë vit në 14 shkurt, në ditën e të dashuruarve, ka qenë vetë Cindy që ka postuar një foto, ku çifti shfaqen së bashku.

Ata janë shumë të qeshur dhe krah njëri-tjetrit, duke konfirmuar kështu dashurinë mes tyre. Cindy Marina, përveçse mis, është edhe moderatore sportive. Ajo është prezantuesja e “Serie A” në Shqipëri e Kosovë, teksa së fundmi ka qenë e ftuar për herë në parë në një televizion në Itali.

Përmes një statusi në rrjetet sociale ajo ka zbuluar se ka qenë e ftuar në “Sport Italia”, duke u shprehur shumë krenare për këtë gjë. Aktualisht, Cindy është edhe konkurrente te “Dance Albania”, duke vijuar kështu të korr sukses në mediat tona.

Si duket Genari është i fiksuar me vajzat e bukura të sportit që kërkojnë famën jashtë Shqipërisë. Këtu gjejmë rastin të kujtojmë lidhjen e tij shumëvjeçare me moderatoren Eva Murati.

Që kur filloi karrierën në televizion si moderatore, Eva Murati nuk ka ngurruar të flasë dhe të ndajë në rrjete sociale foto me të dashurin e saj asokohe, Genari. Ajo ka rrëfyer se është njohur me të kur ka qenë 15 vjeçe dhe nuk ka tentuar asnjëherë që t’i fshehë diçka nga jeta e saj, familjes.

Mirëpo, në 2019 ata i dhanë papritur fund lidhjes. Eva fshiu nga rrjetet sociale fotot e tyre, të cilat nuk ishin pak, sepse ajo ndante mjaft momente të lumtura me të dashurin, për ndjekësit e saj. Megjithatë, ajo nuk ka folur asnjëherë se çfarë ndodhi dhe pse u ndanë, duke konfirmuar në heshtje ndarjen.

Ky nuk është eventi i parë ku dy vajzat përballen, por nëse herët e tjera kishin zgjedhur të qëndronin larg njëra-tjetrës, këtë herë dy bukuroshet kanë ndarë një tavolinë e për rrjedhojë edhe këtë foto.

Por ashtu si shihet, dy vajzat kanë preferuar të qëndrojnë ulur larg njëra-tjetrës, duke vijuar kështu të mos kenë asnjë raport mes tyre. Cindy Marina dhe Genard Topalli janë një nga çiftet më të përfolura të “showbizz”-it shqiptar.

Së fundmi, moderatorja ka folur rreth marrëdhënies me djalin e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, duke zbuluar detaje të reja. Gjatë një interviste, Cindy Marina deklaroi se ka dëshirë që këtë pjesë të jetës së saj ta mbajë private, duke mos dhënë shumë detaje. Por, kur u pyet se nëse romanca e saj me Genard Topallin është një ndër arsyet pse ajo po qëndron ende në Shqipëri, moderatorja pohoi, duke shtuar se arsyeja tjetër janë angazhimet e punës.

“Më bën për të qeshur pak se pse nuk e kuptoj pse bën kaq shumë lajm. Është jeta ime personale dhe unë nuk kam shumë për të folur. E kam thënë edhe më parë dhe kam vendosur që mos të flas, sepse më duket se tregoj shumë nga jeta ime nëpërmjet rrjeteve sociale dhe diçka dua ta mbaj për vete. Më ka bërë çudi në fakt… Nuk e kuptoj pse ka kaq shumë interes, por ka me sa duket. Thjesht nuk dua të flas shumë, sepse dua ta mbaj pak më private. Në fakt, puna po më mban në Shqipëri, por edhe kjo është një aspekt që ndikon”, tha ajo për “Ora TV”.

Kujtojmë se pasi “Panorama Plus” i fotografoi së bashku muaj më parë, çifti publikoi edhe foton e parë së bashku për Shën Valentin. Teksa ishte e ftuar në një emision televiziv pak kohë më parë, ajo tha se bashkë kanë një vit që janë të dashuruar, por kanë preferuar që marrëdhënien e tyre ta mbajnë larg mediave.

“Shën Valentinin e kalova mirë. Po e pranoj edhe vetë që jam në një lidhje, thjesht kam dëshirë ta mbaj private. Më kanë pyetur edhe më herët, po nuk e kam pranuar. Nuk është sekrete, por është private. Është diçka që dua ta mbaj për vete pjesën e lidhjes. Ne bashkë kemi disa kohë, kemi një vit. Nuk është një diskutim që bën bashkë se ky është moment ta bëjmë publike. Është një pyetje që ma bëjnë vazhdimisht dhe kjo është një gjë që dua ta mbaj private. Mendova ta postoj që edhe mos të më pyesin, sepse kjo është një thikë me dy presa, edhe po ta thuash, edhe po mos ta thuash”, u shpreh Cindy.

Më tej, lidhur me faktin që e bën publike marrëdhënien e tyre për Shën Valentin, ajo tha se thjesht ishte momenti, duke deklaruar se nuk është shumë e dhënë pas dhuratave. Sakaq, moderatorja zbuloi se te Genari i ka pëlqyer shumë karakteri i tij.

“Unë nuk jam e dhënë pas dhuratave, mua më pëlqen të rrimë bashkë. Më pëlqen karakteri që ai ka”, shtoi ajo. Pjesa rreth të cilës ka më shumë kuriozitet është marrëdhënia e moderatores me ish-kryeparlamentaren.

Cindy ka folur gjerë e gjatë rreth marrëdhënies së saj. Ajo ka treguar se lidhja e tyre po shkon shumë mirë dhe se Genari është shumë mbështetës. Ndërkohë, sa i përket marrëdhënies me ish-kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli ajo tha se e ka njohur para se të kishte lidhje me Genarin, pasi kishin pasur njohje të hershme familjare.

Edhe pse ende nuk e quan vjehërr, Cindy tregon se marrëdhënien me mamanë e partnerit të saj e ka shumë të mirë e madje, ndihet me fat që e ka njohur.

“Në fakt, e kam takuar shumë më parë se të takoja Genarin. Jemi njohur familjarisht më parë, kështu që kur unë u lidha me Genarin nuk kisha ndonjë siklet ta takoja. Ajo është njeri i mrekullueshëm. Vërtet jam me fat që e njoh”.

Po nëse e mendon në një raport më të afërt nuse – vjehërr, si e shikon veten përballë saj? Për këtë Cindy Marina thotë: “Unë akoma jam shumë e re. Nuk kam menduar për këto lloj gjërash, por siç thashë, ajo është e mrekullueshme, nuk mendoj se mund të ndryshojë njeriu. Ajo gjithmonë ka qëndruar njëlloj, siç është, e qeshur dhe shumë e dashur”.

Nga ana tjetër, Eva ka vijuar me karrierën e saj, duke preferuar që jetën private ta mbajë sa më diskrete, duke zgjedhur të fokusohet tek karriera si moderatore. Eva dhe Genari kanë qëndruar të lidhur prej 6 vitesh, duke i dhënë fund lidhjes pa shumë bujë.

Vetë moderatorja ka folur për këtë marrëdhënie: “Kur lidhja ime u bë publike ishim shumë të vegjël. Kjo situatë mbase më rrëshqiti nga duart. Unë mendoj se është abuzuar me mua në këtë pjesë”, u shpreh Eva.

Ka ende njerëz që më kanë përmendur emrin e zonjës Topalli. Kush nuk më ka ndjekur vijojnë ende. Unë ia kam dal vet kudo, kam punuar që 18 vjeçe, s’kam marrë asgjë gati. Ka plot vajza në ekran që janë rastësisht aty, unë jo”, shtoi moderatorja.

“Unë jam e hapur për lidhjen time, se s’kam asgjë për të fshehur në lidhje me të. S’kam bërë asnjë turp, asnjë gabim. Kam një lidhje të gjatë 6-vjeçare me bashkëmoshatarin tim. Por, shqetësohem pak se mediat e kanë keqpërdorur disi pjesën e lidhjes sime. Pra, në aspektin e fokusimit vetëm në këtë dhe jo në lidhje me aftësitë e mia apo projektet që kam realizuar”, shprehej Eva.

panoramaplus


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.