AKTUALITET

“Lajm dyfish i rremë”, PD publikon vendimin zyrtar për fashën 800 kw/h: Rama dëshmoi se ERE është kioskë e mafies

21:02 - 30.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pasi Rama e quajti lajm të rremë të “opozitës së rublave” rritjen e energjisë në nëntor, ka ardhur reagimi dhe nga PD. Anëtari i Këshillit Kombëtar, Lisandër Hoxha ka publikuar vendimin zyrtar të ERE për fashën 800 kë/h.




Ai shkruan se Rama gënjen për faktet dhe se sot kryeministri dëshmoi se ERE është një kioskë e mafies.

Reagimi:

*Edi Rama gënjen si ai fëmija në faj sa herë që përballet me faktet.

Më poshtë keni vendimin zyrtar të ERE për rritjen e çmimit të energjisë për abonentët familjarë që konsumojnë mbi 800kw.

Sot, Kryeministri dëshmoi se ERE nuk është një ent publik dhe i pavarur, por është një kioskë e mafies së energjisë elektrike. Paniku nga revoltat e qytetarëve e ka detyruar për së dyti të bëjë sharlatanin duke i trajtuar institucionet publike dhe ligjet e vendit sikur të ishin tezgat e lanës që aq shumë i deshi për trofe. Edi Rama je i pashpresë! Asnjë qindarke nuk të japin shqiptarët për të mbushur babëzine tënde.

Me 12 Nëntor do të japësh llogari para një populli që nuk të ka më frikë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.