AKTUALITET

“Për mua ai ka vdekur”, thotë nëna e “përdhunuesit me tatuazh”, hetimet vijojnë në Shqipëri

21:51 - 30.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Autoritetet policore greke janë vënë në gjurmët e 45-vjeçarit që përdhunoi një grua në Paleo Faliro dhe tentoi të sulmonte një tjetër, por që i cili dyshohet se u arratis në Shqipëri.




Sipas informacioneve, ai ia ka dalë dhe ka mbërritur në kufirin greko-shqiptar rreth orës 1 të mëngjesit të datës 27 tetor dhe prej andej ka kaluar në Kakavi. Punonjësit e policisë e kanë identifikuar përmes kamerave të sigurisë së zonës, deklaratave me përshkrimin e plotë të tij, por edhe nga materiali gjenetik që u zbulua.

Nëna e tij foli për ERT për dhunën dhe abuzimin që pësoi nga djali i saj. “Nuk e dua një fëmijë të tillë”, tha ajo në mënyrë karakteristike.

“Ai ka vdekur për mua. Nuk mundem. E ndjej se ka vdekur. Unë nuk e dua atë. Unë jam 70 vjeçe. Unë them do marr pension, po më merrte lekët. Ai pi cipurina, pi birra, policia erdhi këtu, gjeti një cigare hashash. Nuk e dua një fëmijë të tillë”, shtoi nëna e 45-vjeçarit.

Sipas dëshmitarëve të lagjes, ai shpesh kishte shpërthime të dhunshme, ndërsa zërat dëgjoheshin nga brenda shtëpisë së tij – nga banesa e tij. Madje, policia është thirrur disa herë në vendngjarje.

Përdhunimi dhe tentativa kanë ndodhur të dielën e kaluar brenda pak orësh dhe në vende që janë pak metra larg banesës së tij.

Ndaj tij është ngritur dosje për dhunim të kryer dhe tentativë, me përdorim të forcës, kanosje me armë dhe rrëmbim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.