Aktualiteti

Primaret/ Anëtari i Rithemelimit, konfirmon kandidaturën për kryetar bashkie në Fier

21:48 - 30.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Anëtari i Partisë Demokratike, Artur Mahmutaj ka konfirmuar se është gati të bëhet pjesë e Primareve të Sali Berishës, për të kandiduar për kryetar bashkie në qytetin e Fierit. Këtë e ka bërë të ditur vetë Mahmutaj, përmes një statusi në rrjetet sociale, ku shprehet se gjendja në qytetin e Fierit kërkon veprim të guximshme dhe të shpejtë.




“Të nderuar anëtar dhe simpatizantë të Partisë Demokratike Fier, Gjendja në qytetin e Fierit kërkon veprim, të guximshëm dhe të shpejtë – dhe ne duhet të veprojmë! Për këtë arsye, si anëtar i PD-së prej 30 vitesh, marr përgjegjësinë të kandidojë për zgjedhjet primare për Kryetar të Bashkisë Fier.

Partia Demokratike është shpresa më e mirë për të ridrejtuar qytetin tonë me një vizion më njerëzor, të drejtë dhe paqësor. Qëndroj i përulur për detyrën që kemi përpara, mirënjohës për besimin e dhuruar, i ndërgjegjshëm për sakrificat që na presin. Kemi zgjedhur shpresën mbi frikën, unitetin e qëllimin mbi konfliktin dhe mosmarrëveshjen. Së bashku do ia dalim!”, shkruan Mahmutaj.

Rithemelimi ka vendosur që afati për regjistrimin e kandidatëve për primaret të jetë data 6 nëntor ora 20:00, çka është dhe një limit për PD e Enkelejd Alibeajt për t’ju bashkuar grupit të Berishës. Më datë 13 nëntor pritet të bëhet prezantimi i kandidaturave dhe data 4 dhjetor do të jetë ajo e mbajtjes së primareve në të gjitha bashkitë, përveç Tiranës, Elbasanit dhe Durrësit, procesi në të cilat pritet të mbyllet brenda nëntorit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.