AKTUALITET

Situata problematike në Kapshticë/ Reagon Policia kufitare: Pala greke punoi me dy sportele, eliminuam radhët e krijuara

22:41 - 30.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia kufitare e Kapshticës ka reaguar sa i takon situatës problematike sot me kalimin në shtetin fqinj.




Në njoftimin zyrtar thuhet se fluksi i automjeteve ka ardhur pasi pala greke po punonte me dy sportele, por me masat e marra janë eliminuar radhët e krijuara.

Sqarim i Policisë Kufitare Kapshticë:

Gjatë pasdites së sotme në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, ka patur fluks të shtuar të lëvizjes.

Për shkak se dogana në palën greke punonte me dy sportele u krijian radhë në dalje të Republikës së Shqipërisë.

Policia Kufitare e Kapshticës menjëherë mori takim me homologët e në doganën greke të cilët pas takimit shtuan sportelet dhe aplikuan procedurën e përshpejtuar.

Falë masave të marra lëvizja ka qenë e njëtrajtshme nga të dyja anët e kufirit duke eleminuar radhët e krijuara.

Aktualisht në këtë pikë kalimi nuk ka radhë dhe lëvizja paraqitet normale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.