Kryesore

“Çmenduri!”- Berishës nuk ‘i del e keqja’ me fluturimet e Ramës: Ka udhëtuar 137 herë me charter! 12 nëntori është dita e gjyqit

19:55 - 31.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri dhe kreu i Partisë Demokratike ka sulmuar mbrëmjen e kësaj të hëne kryeminstrin Edi Rama përsëri në lidhje me shpenzimet e kryera gjatë udhëtimeve të tij me charter.




Nga foltorja e Kuvendit, Berisha theksoi se vendi ynë është “një narkodiktature që bazohet në drogën, krimin dhe vjedhjen e qytetarëve”.

Gjithashtu, ai shtoi se abuzimet të këtyre përmasave nuk bëheshin as gjatë kohës së komunizmit, teksa paralajmëroi se “12 nëntori është dita e gjyqit”.

Republika e Shqipërisë është një diktaturë, e cila pavarësisht të lidhjeve me të shkuarën, është një narkodiktature që bazohet në drogën, krimin dhe vjedhjen e qytetarëve. Në këtë vend vota është fiktive si në Vietnamin komunist. Edi Rama ka udhëtuar 137 herë me charter! Një çmenduri të tillë nuk ia ka lejuar veten as një diktator! Çmenduri! Këta i paguajnë me rroga më të mëdha kujdestarët e qenve! Kurrë nuk ka patur Shqipëria zyrtarë korruptivë si këta! Etërit e këtyre ishin mizorë, por nuk kanë shpenzuar aq sa ka shpenzuar Edi Rama për udhëtime! A mendoni ju se ka fëmijë të sëmurë? A mendoni ju se ju përzutë nga Shqipëria që nga 2014, 744000 persona? A e dëgjoni ju Edi Ramën? Ju i serviloseni! A mendoni se ne nuk i dimë ato fjalë? Por nuk duam që hapësira mediatike të ndotet! Dhe u thotë shqiptarëve se ka fluturuar me gjysmë çmimi! Dhe u thotë shqiptarëve se ka fluturuar për të promovuar Air Albanian. Kemi të bëjmë me një grup, të cilit vjedhja e pasurive të shqiptarëve ua ka verbuar sytë, ua ka mbyllur veshët! Boll i vodhët shqiptarët! Mjaft është mjaft! 12 nëntori është dita e gjyqit! Vrimë miu s’do gjesh, do të të gjejmë aty ku je!”- tha Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.