Kronikë

E rëndë në Tiranë/ Ekzekutohet me kallashnikov një 39-vjeçar tek Kodra e Diellit! (EMRI)

07:14 - 31.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën mbrëmjen e kësaj të diele. Një person është ekzekutuar me armë në zonën e Kodrës së Diellit në kryeqytet. I vdekur ka mbetur shtetasi Briken Sanaj, 39 vjeç nga Lezha. Nga informacionet e para, mësohet se ai është ekzekutuar me breshëri kallashnikovi.




http://gazetashqiptare.al/2022/10/31/atentati-te-kodra-e-diellit-briken-sanaj-u-qellua-nga-nje-makine-ne-levizje-39-vjecari-njihej-edhe-emrin/

Fillimisht 39-vjeçari u nis me urgjencë në spital, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra. Policia ka shkuar në vendngjarje ku ka gjetur edhe gëzhoja. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Vrasja e 39-vjeçarit tek Kodra e Diellit/ Gjendet një makinë e djegur në Qafë-Kashar!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.