AKTUALITET

“Rama këputet si plep i kalbur”/ Sali Berisha për zgjedhjet brenda partisë: Në vitin 1991 njerëzit votonin të trembur

21:16 - 31.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-Kryeministri i vendit Sali Berisha i ftuar në Euroneës ka folur për votat dhe përgjegjësinë e kryeministrit Rama për mos mbajtjen e procesit zgjedhor në Partinë Socialiste.




Berisha theksoi se opozita dhe populli shqiptar do të largojë Ramën nga pushteti. Madje ai përmendi edhe epitetin për të larguar Ramën: ‘Ai këputet si plep i kalbur’.

A është strategjia e duhur për të mundur Ramën

Rama këputet në mes. Koha do ta tregojë këtë, ai po shkel çdo parim. Në vitin 1991 njerëzait e trembur nuk na votuan ne. Fshati nuk na votoi. Por ama lëri të votojnë të lirë, jo me detyrim. Edhe në takime shkon me detyrim. Ai operon me mekanizmin e frikës.

Rama këputet në mes si ‘plep i kalbur’. Opozita dhe qytetarët do e këpusin në mes. Për të ekziston vetëm vetja e tij në Shqipëri. Ai nuk mund të udhëtojë kurrë 137 herë më charter. Apo një instalacion 4 milion euro që nuk e shikon njeri përveç tij.

Ai nuk njeh as kushtetutë dhe as kod moral.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.