Kryesore

Reforma Territoriale, Dhurata Çupi prezanton në Kuvend propozimin e PD-së: Të bëhet kalimi nga 61 në 94 bashki

16:05 - 31.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bashkëkryetarja e Komisionit të Posaçëm të Reformës Administrativo-Territoriale, Dhurata Çupi, prezantoi këtë të hënë në parlament, propozimet e Partisë Demokratike në lidhje ndarjen e re territoriale.




Në fjalën e saj Çupi propozi rritjen e numrit të bashkive nga 61 në 94 në mënyrë që të mos cenohet demokracia lokale.

“PD kërkon një Konsensus të gjerë për riorganizimin të ri territorial. Është momenti për të patur një pushtet vendor të shëndetshëm. Mbajtja e një numri prej 61 bashkish rëndon shumë mbi demokracinë lokale. Partia Demokratike propozon kalimin nga 61 bashki në 94 bashki”, tha Çupi.

Gjithashtu ajo nënvizoi se reforma e njëanshme territoriale, e ndërmarrë në mënyrë të njëanshme nga maxhoranca socialiste 7-vite më parë, ka sjellë mungesë të shërbimeve për qytetarët dhe llogaridhënies në pushtetin lokal.

Ndaj ajo theksoi se një reformë e re më afër qytetarit është më se e nevojshme.

“Pas 7-vitesh të zbatimit të reformës janë të qarta problematikat, mungesë e përfaqësimit të ish-komunave në Këshillin Bashkiak, mungesë e marrjes së shërbimeve nga qytetarët, mungesë  transparencës dhe llogaridhënie, si dhe përhapje e korrupsionit”, tha Çupi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.