AKTUALITET

“S’kemi para”! Berisha i përgjigjet propozimit të Gazment Bardhit për zgjedhjet lokale: Sondazhet duan 1 milionë euro…

23:59 - 31.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është përgjigjur kërkesës së Gazment Bardhit sa i takon një prej pikave të bashkëpunimit mes tyre.




Berisha u shpreh se nuk është dakord që të zhvillohen sondazhe në të gjithë vendin ose në 50 % të zonave në vend të “Primareve” pasi tha se as paratë nuk dalin për të realizuar një gjë të tillë.

“Tek primaret ne nuk lëvizim. Sepse “Primaret” janë ato që sjellin ndryshimin rrënjësor. Duhet të jetë milionere ajo forcë politike që të bëjë polle në gjithë Shqipërisë sepse nuk kemi para. Në qoftë se përcakton vota përcakton vota. Minimumi 1 milion euro. Urdhëro bëjmë polle aty ku mund të bëjmë, por “Primaret” duhet të respektohen. Nuk mund të them që një poll është i barazvlefshëm me votën se përndryshe nuk bëheshin zgjedhje pastaj. Mundet që Edi Paloka të ketë bërë propozimet e tij, por nuk mundet që polli të zëvendësojë votën. Unë jam i bindur që gjendet rruga. Po the unanimitet e bllokove. Këtu s’ka asgjë kundër tyre në thelb. Por ata mund të dalin edhe si fraksion edhe unë do i respektojë ata”– u shpreh Berisha.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.