AKTUALITET

“Do të jetë e jashtëzakonshme”, Berisha tregon skenarin e protestës së 12 nëntorit

21:47 - 31.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një intervistë te Euronews ka folur në lidhje me protestën kombëtare të 12 nëntorit.




Ai thotë se skenari ende është duke u përgatitur, por paralajmëroi se nuk do të jetë fundi i protestave, por do të nisë një sezon i gjatë.

“Skenari është në përpunim, por e sigurt të jesh që do jetë një protestë e jashtëzakonshme. Ajo nuk është as fundi i protestave, por përgatituni për një sezon protestash. Unë jam i vetëdijshëm se çfarë do të thotë të ecësh edhe në fushatë edhe në protestë. Do ti bëjmë të dyja ne. Përpara kemi një bandit, një njeri që nuk ka as moral asgjë. Një njeri që i merr logon opozitës. Një njeri që nuk respekton parimet themelore., ai është një armik i yni. Ky nuk është kërcënim. Ai është armik, një njeri që kryen këto veprime, ai është armik”,- u shpreh Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.