AKTUALITET

Udhëtimet me charter/ Lubonja: Pedagogët do hyjnë në grevë urie për pagat, kurse Rama…

21:32 - 31.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në emisionin “Open” në News24 po diskutohet në lidhje me udhëtimet e kryeministrit Edi Rama me avion charter, të dhëna të cilat u publikuan nga hakerat iranianë.




Analisti Fatos Lubonja e quajti faktin që Rama ka udhëtuar kaq shumë me avion privat, si e pakuptimtë edhe për një shtet të madh si Italia e jo më për Shqipërinë.

“Kemi pedagogët që po hyjnë në grevë urie sepse nuk kërkojnë asgjë më shumë se rroga të barabarta me kolegët në Maqedoni e Kosovë.

Shihni sa udhëtime me charter ka bërë Albin Kurti edhe ato të shteteve të mëdha e do shihni se është skandal për ato shtete jo më për një shtet si i yni.

Rama mund të ketë udhëtuar edhe falas por askush s’të jep gjë falas pa marrë diçka në këmbim,. Duhet transparencë. Hyjmë në rreth vicioz, nuk hapet asnjë komision parlamentar për këtë çështje.

Dy udhëtime  gjysmë në muaj për 2021 më duken shumë. Renci në Itali ka përdorur charter është bërë skandal i madh. Që Italia ka 60 mln banorë. Udhëtime të sheikëve dhe pasanikëve të mëdhenj, por kaq udhëtime kryeministri i venit më të varfër në Europë, e mjaftueshme që të kuptojmë në ç’vend po jetojmë.

Nëse kryeministri ka një kontratë si lojtarët e mëdhenj që marrin miliona e vënë reklama si Ronaldo e Mesi, kontratat janë zyrtare aq më tepër një kryeministër që punoka si reklamues i një kompanie.

Na thotë hani këtë supën time ose hidhuni nga dritarja se nuk keni ç’bëni”, tha Lubonja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.