Kronikë

Vrasja e 39-vjeçarit tek Kodra e Diellit/ Gjendet një makinë e djegur në Qafë-Kashar!

07:20 - 31.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Tiranës ka dhënë njoftimin paraprak për vrasjen e 39-vjeçarit Briken Sanaj mbrëmjen e djeshme në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë. Në njoftimin e shpërndarë për mediat, uniformat blu bëjnë me dije Sanaj ka ndërruar jetë rrugës për në spital.




Ndërkohë në zonën e Qafë-Kasharit është gjetur duke u djegur një automjet në afërsi të një biznesi pllakash, e cila dyshohet se i përket autorëve të vrasjes. Efektivët kanë shoqëruar disa persona në polici të cilët do të merren në pyetje lidhur me ngjarjen.

http://gazetashqiptare.al/2022/10/31/atentati-te-kodra-e-diellit-briken-sanaj-u-qellua-nga-nje-makine-ne-levizje-39-vjecari-njihej-edhe-emrin/

Nga informacionet paraprake, mësohet se Sanaj është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një makinë në lëvizje. Deri më tani nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, teksa policia ka nisur hetimet.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 30.10.2022, te Kodra e Diellit, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri shtetasi B. S., rreth 39 vjeç, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Janë shoqëruar disa persona në Polici. Në Qafë Kashar, në afërsi të një biznesi pllakash, është gjetur duke u djegur, një automjet. Grupi hetimor po punon  për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për fiksimin e çdo prove të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e autorëve.

E rëndë në Tiranë/ Ekzekutohet me kallashnikov një 39-vjeçar tek Kodra e Diellit! (EMRI)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.