Kronikë

Aksident në Vlorë, furgoni përplas kalimtaren dhe del nga rruga! Situata shëndetësore e të lënduarës

18:25 - 01.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një tjetër aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku një furgon mallrash, ka aksidentuar një grua, e cila është transportuar për në spital.




Mësohet se gruaja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:20, në rrugën “Ali Demi”, Vlorë, mjeti furgon me drejtues shtetasin K. D., 22 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Vlorë, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen N. B., 47 vjeçe banuese në fshatin Armen, e cila ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi K. D., u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.