AKTUALITET

Byrektorja e shqiptarit përfundon në ‘Netflix’/ Flet Adnani: Receta jonë është 50-vjeçare, e kemi trashëguar brez pas brezi!

09:15 - 01.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mund të duket e pabesueshme por është e vërtetë. Byreku shqiptar ka shkuar deri në Netflix. Bëhet fjalë për byrektoren shqiptare të sipërmarrësit Adnan Akiki, i cili është shumë i njohur në Kroaci që nga viti 1983. Netflix i dedikoi një dokumentar të plotë byrektores, duke e titulluar “Somebody Feed Phil”.




Ndërkohë, në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Adnani tregoi gjithçka lidhur me sipërmarrjen tij, të cilën e ka trashëguar brez pas brezi. Ai zbuloi edhe të veçantën që ka byreku i tij, që njerëzit e pëlqejnë shumë.

“Nuk është rastësisht, sepse është diçka speciale për punimin e brumit. Ne e kemi biznes familjar, kemi edhe disa punëtor që punojmë së bashku. Prodhimi i byrekut është diçka speciale, receta jonë është speciale 50-vjecare, babai, gjyshi im, do e trashëgojmë. Djali im po vazhdon, djali i  vëllait po ashtu. Nuk është rastësisht që të dalësh në Netflix, janë paraqitur nga Australia, nga Amerika. Në moshën 16-17 vjeç i shikoja që bënin byrek dhe e provova. Mbarova shkollën e mesme, shkollën nuk e vazhdova se filloi lufta. Byreku jonë ka të veçantë që brumi hapet me dorë. Duhet lënë nja 2 orë e gjysmë deri në 3. Ne e bëjmë me 3 dhe 4 petë. Kemi 6 lloje byrekësh me shije të ndryshme, nga gjiza, mishi, deri te patatja”, u shpreh Adnani.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.