AKTUALITET

“Droga dhe alkoli më kanë shkatërruar jetën”/ Rrëfehet ‘dragoi’ shqiptar në Greqi: E konfirmoj që kam ngacmuar dy vajzat

17:43 - 01.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia arriti të nxjerrë rrëfimin e 45-vjeçarit shqiptar, para se të dërgohej në gjykatat e Greqisë.




I ashtuquajturi “përdhunuesi i Faliros” dyshohet se ka pranuar përdhunimin dhe tentativën e përdhunimit të dy grave në Faliron e Vjetër. “Droga dhe alkooli më kanë shkatërruar jetën. Isha nën ndikimin kur ndodhi ajo për të cilën ankohen dy vajzat, gjë që e konfirmoj”, mësohet se u ka thënë ai policëve të Nëndrejtorit të Sigurimit të Athinës që po trajtojnë rastin.

45-vjeçari ka dalë nga pallati në rrugën Thiras, ku është marrë që në momentin e parë, i veshur me jelek antiplumb. Kur të dalë përpara drejtësisë do të akuzohet edhe për dhunë në familje pasi dyshohet se ka rrahur nënën e tij.

Pak pas orës 02:30 të mëngjesit, kur policia shqiptare e dorëzoi në zonën e Kakavisë, ai udhëtoi me eskortë policie gjatë gjithë natës për t’u kontrolluar nga autoritetet greke. Më herët ai ishte pikasur në një banesë në zonën e Avlonës, ku autoritetet shqiptare po kryenin një operacion për arrestimin e tij.

Shiko Videon:


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.