Kronikë

EMRAT/ 24-vjeçari i përplasi teksa po udhëtonin me biçikleta në aksin Bestrov-Vlorë, kush është burri i turistes franceze që humbi jetën

16:28 - 01.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fabris Marsac quhet turisti francez, i cili ishte duke udhëtuar së bashku me bashkëshorten e tij në aksin Bestrov-Vlorë, ku u përplasën nga një automjet pasditen e sotme.




Mjeti drejtohej nga 24-vjeçari Kristi Dano, i cili është shoqëruar në komisariat pas ngjarjes së rëndë.

Fatkeqësisht, turistja franceze nuk mund t’iu mbijetonte plagëve, ndërsa Fabris Marsac ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Njoftimi:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:20, në aksin rrugor Bestrov-Vlorë, automjeti me drejtues shtetasin K. D., 24 vjeç, banues në fshatin Oshtimë, Vlorë, ka aksidentuar 2 shtetas francezë (bashkëshortë), që udhëtonin me 2 biçikleta.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasja franceze V. K., 51 vjeçe, ndërsa bashkëshorti i saj shtetasi F. M., 47 vjeç, ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi K. D., u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.