AKTUALITET

Gjekmarkaj për dështimin e negociatave brenda PD: Nuk përjashtojmë votën e primareve, nuk jemi ndarë për qejf apo teka

20:38 - 01.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i PD Agron Gjekmarkaj ka deklaruar se kusht për bashkimin ka qenë njohja e lidershipit të Sali Berishës. Në një intervistë për emisionin “Frontline” në News24, Gjekmarkaj u shpreh se Rama nuk mundet me statut. Sipas tij, ata nuk kanë përjashtuar primaret, por thekson se sondazhet duheshin që marzhi i gabimit të ishte i vogël.




“Ne nuk jemi ndarë për qejf, për teka. Ndarja ka qenë një dhimbje që ka shkaktuar trauma politike. Kemi pritur që do tejkalohej, por oferta që i bë ishte që të ktheheshim tek statuti i 11 dhjetorit.

Në pikën tre që kemi propozuar futet një sistem pikëzimi dhe futet një Këshill Drejtues duke shmangur mosdakordësitë.

Ne nuk e përjashtojmë votën e primareve, por kjo ishte një mënyrë tjetër që marzhi i gabimit të ishte më i vogël për të shkuar drejt kandidatit fitues. Ata mendojnë se Rama mundet me statut, Edi Rama mundej me bashkëpunim dhe kandidat të përbashkët. Nuk mundet me statut, statuti mund ti shërbejë një individi për një fitore politike brenda grupimit politike, por nuk ishte kjo çështja e parimeve që na ka ndarë ose mund të na bashkojë.

Dolëm me propozime që të shmangim konfliktet dhe të përqendrohemi tek kandidati i përbashkët dhe mund të na çojë në fitore në zona të caktuara.

Po të shikosh këto 6 pika, e kupton që ne e kishim të sinqertë që të shkonim drejt një kandidati të përbashkët me çdo kusht”, tha Gjekmarkaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.