Kryesore

“Do të bëjmë një pishinë”/ Rama komplimenton të renë në Korçë: Po të jenë të gjitha si kapitenia, stadiumi mbushet plot

17:10 - 01.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka komplimentuar një vajzë të re në Korçë.




Teksa ishte duke bashkëbiseduar me një pjesëtare të një ekipi volejbolli gjatë takimit me të rinjtë në këtë qytet, Rama është shprehur se nëse do të ishin të gjitha si ajo, jo vetëm Pallati i Sportit, por edhe stadiumi do të mbushej plotë.

Rama gjithashtu vuri në dukje se po punohet për ndërtimin e një hoteli që do të ndihmojë në akomodimin e skuadrave nga vende të tjera.

Rama: Nuk e di, nuk e di situatën e Pallatit të Sportit, por ne po shikojmë te pjesa e mbetur aty, do të bëjmë një pishinë dhe një hotel me standarte të larta, për të mundur të tërheqim edhe skuadra të tjera. Thashë se the se s’kemi fusha volejbolli, se të tjerët vdesim për një fushë.

Qytetari: Është rikthyer koha që pallati mbushet plotë.

Rama: Ka shumë arsye. Po të jenë të gjithë si kapitenia, edhe stadiumi mbushet plotë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.